Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

A ka komb kosovar? Përgjigjet Presidenti i Shqipërisë (Video)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka folur për çështjen që krijoi shumë polemika mes shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë, me pranimin e përfaqësuese kosovare të futbollit në UEFA. Dy përfaqësuese të dy shteteve të shqiptarëve, a nënkupton se po përfaqësojnë dy kombe, sipas Presidentit Nishani?

Ai ka thënë se fakti që shqiptarët kanë dy shtete i favorizon ata, duke mos e parë si pengesë të njërit apo tjetrit shtet. Të njëjtën gjë Nishani e mendon edhe për përfaqësueset e futbollit.

I pyetur nëse ekziston ‘kombi kosovar’, Presidenti Nishani, në emisionin Komiteti, ka thënë se kombi është një strukturë më e ndërlikuar të cilën e përcaktojnë disa karakteristika.

Nishani gjendet në Kosovë për një vizitë disa ditore në përfundim të mandatit pesë vjeçar të presidentit të Shqipërisë, për t’i lënë vend të zgjedhurit nga shumica parlamentare, Ilir Meta, i cili merr mandatin më 24 korrik.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme:

Exit mobile version