Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ljupço Dimovski, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një video në të cilën shihet se si një pjesë e protestuesve pasi futen në Kuvend fillojnë të përqafohen me deputetët e VMRO-së.
Protestuesit u përshëndetën me Ilija Dimovskin, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe persona tjerë të VMRO-DPMNE-së. Gjatë qëndrimit në sallën e Kuvendit ata këndonin këngë patriotike dhe bënin thirrje nacionaliste.