Art

Pacino e De Niro ribashkohen për përvjetorin e 45’të të ‘The Godfather’ (Foto)

By first-channel.tv

April 30, 2017

Ai është një nga filmat më mitikë të historisë së kinematografisë. Por Al Pacino ka zbuluar se mendonte që filmi ‘Kumbari’ (Godfather) do të ishte një dështim i vërtetë. Al Pacino i është bashkuar kastit të protagonistëve të njohur, Robert de Niro dhe Diane Keating në 45-vjetorin filmit, në Tribeca Film Festival në Nju Jork.

Duke folur në Radio City Music Hall, aktori fitues i Oskarit pranoi se një skenë në veçanti e kishte bërë të ishte më shumë skeptik për suksesin e filmit – skenën e dasmës me Diane Keating – e cila u filmua me dritë artificiale, përcjell Shqip.

Pacino interpretoi rolin e Michael Corleone në të tre filmat e sagës së famshme, ndërsa De Niro luajti versionin e ri të babait të tij Vito në pjesën e dytë.