Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ndiqeni LIVE incidentin jashtë Parlamentit të Britanisë (Video)

Policia britanike e ka arrestuar një person të dyshuar pas një incidenti në Whitehall, afër Parlamentit të Britanisë së Madhe.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa thika të ndryshme në tokë, afër të dyshuarit që u kapë nga policia britanike, transmeton Express.

Policia Metropolitane ka thënë në një komunikatë se nuk ka të lënduar në incident i cili ndodhi afër kryqëzimit të rrugës së Parlamentit dhe Urës Westminster.

Ky incident vjen një muaj pas sulmit që la të vdekur pesë persona afër Parlamentit.

Masat e sigurisë mbesin të rrepta jashtë ndërtesave të Whitehall pas sulmit terrorist të 22 marsit.

Exit mobile version