Lajme

Sot në protestë…por një natë më parë shikoni si janë “harbuar” deputetët demokratë (Foto)

By first-channel.tv

April 24, 2017

Përmes disa postimeve në rrjete sociale ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka treguar sesi kanë festuar mbrëmjen e djeshme anëtarët e Partisë Demokratike.

Ata kanë qenë të ftuar në dasmën e Këshilltar i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj. Në këto imazhe shohim se ftuar ka qenë deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Oerd Bylykbashi etj, ndërkohë që janë argëtuar dhe kanë kërcyer pafund në atmosferën e krijuar nga këngëtarja Artjola Toska.

Gjatë ditës së sotme pritet një protestë nga Partia Demokratike,e cila për një orë do të përfshijë bllokimin e akseve rrugore. Ndërkohë për më shumë se dy muaj partia opozitare ka ngritur çadrën përballë Kryeministrisë./Gazeta Express/