Një ditë para protestës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, bëri thirrje për pjesëmarrje dhe siguroi se protesta do të jetë paqësore. Ndërsa gjatë fjalës së tij Rama “trashi” gjuhën edhe ndaj një media evropiane si Euroreporter për shkak të një shkrimi ndaj opozitës shqiptare.
“Dje e morëm kampionin e fake news, Top Channel, prapë sot Top Channel. Se ka fajin gazetari i shkretë, Top Channel sot riqarkullon lajmin e një port-haleje europiane nga një farë Martin Banks.
E kritikoj se ka dhe media që janë fare pastaj, tualet total. Me ato nuk merrem fare se nuk janë media, janë oturaku ku ulet Kryeministri. Këta që i kritikoj e bëj se mendoj se ka një shpresë që të mos ulet prapanica kryeministrore, se ata të tjerët janë oturakët e kryeministrit.
Këta na e kanë shpallur dhe portalin zyrtar të BE. Top Channel nuk ka shkuar aq larg por na e evidenton këtë dhe na e përdor këtë Martin Banks e portahales ‘Eureporter’ për të trembur shqiptarët dhe amplifikuar thirrjet e Edi Ramës dhe qehajave të tij për të frikësuar popullin dhe kujtuar ’97.
Pse nuk botojnë Forbes. Ja çfarë tha: “Edi Rama ndërton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën europiane të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”. Pse është zhdukur kjo nga mediat e kapura? Kjo taktikë e republikës së vjetër që nis zhaget drejt port-haleve në Europë për të bërë propagandën e port-hales së madhe këtu nuk e zbraps një popull të bashkuar që nuk i është ngritur në këmbë për një parti politike, por për fatet e tij. Kush nuk sheh drogën dhe krimin ose është i papërgjegjshëm ose zhage”, tha Basha.