Pas votimit në parlament për tre anëtarët e komisionit të Vettingut si dhe votimin kundër që pjesë e këtij komisioni të ishte edhe kreu i PDIU-së, ka reaguar edhe deputetja e kësaj force politike, Mesila Doda
Ajo e vuri theksin pikërisht te rishikimi i qëndrimit të kësaj partie në koalicionin e majtë qeverisës.
“Dua t’ju bëj me dije sot se pas shkresës së ardhur nga kryetari i Kuvendit ku secili grup parlamentar do të duhet të kishte përfaqësuesit e tij ne dërguam zotin Shpëtim Idrizi.
Në një mënyrë krejt të çuditshme erdhën dy kandidatura nga Partia Socialiste. Së pari u tentua që kandidatura e grupit të PDIU të kalonte sikur ishte kandidaturë e opozitës, dhe sipas interpretimit që zonja Vasilika Hysi bëri ne do të duhet të ishim ende në opozitë.
Ndërkohë që ju e dini shumë që PDIU ka më shumë se dy vite që është e përfaqësuar në nivel ekzekutiv me zv/ministra dhe drejtorë. Me sa duket kjo nuk ishte e mjaftueshme për mazhorancën dhe u tentua që të lihej roli i opozitës. Ne në fakt, pjesë e kësaj farse nuk kemi pasur asnjëherë ndërmend të bëhemi. Marrëveshja është respektuar në 1% të saj por sot nuk është dita.
Pasi sot është një ditë e madhe për reformën në drejtësi. Përveç gjysmës së sallës që ishte boshe, arritëm që edhe një pjesë ta mazhorancës ta përjashtojmë”, tha doda jashte sallës së seancës plenare. /Gazeta Express/

