Një rus arrestohet në Spanjë për hakim të zgjedhjeve në Amerikë

Një haker i dyshuar rus është arrestuar në Spanjë me kërkesë të autoriteteve amerikane.

Arrestimi i tij erdhi pas zhurmës së qarqeve kibernetike pasi transmetuesi rus RT kishte ngritur mundësinë se i njëjti ishte i lidhur me hakimin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve, transmeton Klan Kosova.

Pyotr Levashov u arrestua në Barcelonë në fund të javës së kaluar me një urdhër amerikan si i dyshuar për krime kompjuterike.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës Kombëtare të Spanjës e cila foli në kushte anonimiteti, në përputhje me rregullat e Gjykatës.

Arrestimi i Levashov tërhoqi vëmendje të menjëhershme, pasi gruaja e tij, Maria Levashova deklaroi për RT se kishte lidhje me hakimet e zgjedhjeve të Amerikës në vitin 2016.

Ajo tha se kur foli me burrin e saj në telefon nga stacioni policor, ai i ka thënë asaj se kishte krijuar një virus kompjuteri që ishte “i lidhur me fitoren e Trump në Amerikë”.

Administrata e Barack Obama fajësoi zyrtarisht Rusinë për përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 nga hakimi i e-mailave të Komitetit Nacional Demokratik për të ndihmuar fushatën e Donald Trump.

Temat
BotëLajme

Të afërta