Showbiz

‘The Zookeeper’s Wife’ ku luan Val Maloku, përgjatë vikendit ka arkëtuar 3. 3 milionë dollarë

By first-channel.tv

April 03, 2017

Një prezantim kaq i fuqishëm i këtij filmi nëpër kinematë botërore është një shansë i madh edhe për aktorin Val Maloku, i cili karrierën filmike e pat filluar me filmin “Babai”, të Visar Morinës, shkruan KultPlus.

Filmi ‘The Zookeeper’s Wife’ ku luan aktorja e njohur Jessica Chastain, por edhe aktori kosovar Val Maloku është prezantuar përgjatë vikendit në shumë kinema botërore, dhe mediet e huaja, në bazë të arkëtimit që ka mbledhë ky film, e vlerësojnë si një fillim të fortë, shkruan KultPlus.

Vetëm përgjatë vikendit ky film ka arkëtuar 3. 3 milionë dollarë dhe është vetëm fillimi i rrugëtimit të këtij filmi. Një prezantim kaq i fuqishëm i këtij filmi nëpër kinematë botërore është një shansë i madh edhe për aktorin Val Maloku, i cili karrierën filmike e pat filluar me filmin “Babai”, të Visar Morinës.

Filmi ‘The Zookeeper’s Wife’ flet për një familje polake që përgjatë kohës së përndjekjes së hebrenjve, kishin arritur të shpëtonin familje të tëra, duke i futur në Kopshtin Zoologjik, që ishte edhe pronë e familjes.