Ministri i Diasporës i Kosovës, Valon Murati, ka takuar sot në Francë shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Murati ka thënë se me Kadarenë ka biseduar për domosdoshmërinë e konsensusit në mes politikës shqiptare për të fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për të forcuar orientimin evropian të kombit tonë.
“Biseduam edhe për tema të tjera dhe punën që po bëjmë si ministri për të ruajtur gjuhën shqipe dhe identitetin shqiptar. Gjithashtu i tregova sa të lumtur do ishim po ta kishim në Kosovë më 1 dhe 2 gusht gjatë Ditëve të Diasporës”, ka shkruar Murati në Facebook.