Edi Rama e ftoi publikisht Ilir Metën të vendosë për koalicionin.
“I takon asaj, LSI, të vendosë ku do të jetë për 4 vitet e ardhshme”, u shpreh ai në Asamblenë e PS.
Nga LSI u shpërnda një njoftim pa vonesë: “Ilir Meta do të flasë pas pak nga Fieri”. Dhe disa minuta pas këtij njoftimi Rama doli sërish në podiumin e Asamblesë. Ai përsëriti se nuk do të pranojë qeveri teknike dhe lëshoi një mesazh për ata që kërkojnë të mbështesin PD -në.
“Kush shkon për të nxjerrë PD nga lumi, të bëjë kujdes se mund ta marrë ai lum”, tha Rama duke theksuar se PS do të shkojë në zgjedhje me apo pa opozitën.
A është ky një mesazh për Ilir Metën, nga partia e të cilit kanë ardhur mesazhe të qarta se s’mund të ketë zgjedhje për PD -në?
Reagimi i Metës nga Fieri pritet ta qartësojë më shumë situatën politike të krijuar edhe në kampin e mazhorancës. Duket qarte se Edi Ramen e kanë lëshuar nervat përballë situatës në të cilën ndodhet. Kurrë më parë një kryeministër shqiptar nuk është vetërrëzuar siç po ndodh me Edi Ramën.

