Fun

Arsyeja e çuditshme pse ndërtesat e larta në Hong-Kong kanë vrima

By first-channel.tv

March 27, 2017

Në Hong-Kong, ndërtesat e larta nuk janë si në të gjithë botën. Ato kanë vrima që kalojnë nëpër gjerësinë e tyre. Por, arsyeja pse ndërtohen në këtë mënyrë është mitologjike. Ato ndryshe quhen portat e dragoit.

Sipas filozofisë kineze ‘feng shui’, këto vrima i lejojnë dragonjtë të kalojnë pasi zbresin nga malet për të pirë ujë.

Sipas kësaj filozofie, të bllokosh rrugën e dragonjve do të thotë fat i keq.

Ndërtesa me emër si Kulla e Bankës së Kinës etj janë ndërtuar në këtë mënyrë.