Fun

Peshëngritësi tërheq vinçin 312 tonësh (VIDEO)

By first-channel.tv

March 26, 2017

Ky peshëngritës rus i ka shtangur të gjithë me fuqinë dhe bëmën e tij të fundit. Ivan Savkin ka tërhequr i vetëm një vinç i cili peshon 312 tonë dhe tani planifikon që të lëvizë nga vendi një anije e cila rëndon po aq sa kulla “Eiffel”.

Ai arriti që ta lëvizte vinçin për 1.5 metra. Kjo ndodhi tentativën e dytë, sepse të parën vinçi ngeci.

Peshëngritësi 32 vjeçar më parë ka tërhequr një autobus, një vagon, një tren elektrik, lokomotivë, sistem traktor mbrojtjeje dhe një sërë modelesh tankesh.