Lajme

Sali Berisha tregon se kush e vrau kolonelin Ahmet Krasniqi në Tiranë (Video)

By first-channel.tv

March 23, 2017

Në emisionin Komiteti që transmetohet në RTV Dukagjini, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi në Kosovë. Berisha ka treguar nëse Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i shiteshin armët, apo ato i dhuronte Shqipëria.

Ai ka folur për vrasjen e kolonelit, duke akuzuar shefin e Shërbimin Sekret të Shqipërisë për vrasjen e tij.

Berisha ka thënë se është i bindur për personin që urdhëroi vrasjen e kolonelit nga Kosova dhe ky rast duhet të gjykohet nga Tribunali Special.

Deklaratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë: