Emisionet

Premierë: Emisioni i plotë “Përrallë me Tupan” (VIDEO)

By FIRST CHANNEL

March 23, 2017

Këtë emisioni të “Përrallë me Tupan”, nën udhëheqjen e Showmen-it Valon Maloku, të ftuara ishin këngëtaret nënë e bijë, Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli.

Shkurta tregoi se me cilin reper do të bënte një duet. Poashtu ajo foli për bashkëshortin e saj Hajrushin, çfarë i pëlqen dhe cili ves i tij i pengon.

Ato e promovuan dhe e performuan projektin e tyre më të ri “Nëna ime”.

Ndërsa Gresa bëri të ditur se është në lidhje dhe u rrëfye për të dashurin e saj dhe udhëtimin në Maldive.

Poashtu i ftuar ishte edhe biznesmeni dhe shkrimtari Sabri Maxhuni Novosella.

Plot humor dhe të qeshura në “Përrallë me Tupan”, me aktorët: Shpëtim Desku në rolin e Molerit (Rrfor), Valire Haxhijaj Zeneli (Shaci), Besart Zeneli (Rrfor), Simon Tanushi (Mikel Polici), Flutura Gashi (Jalldezi), Faton Kqiku (Gulla), dhe Blerim Zeneli (Kalemi dhe Mixha).