Art

Në Beograd shfaqet filmi i çetnikut serb që shpëtoi nga shqiptarët

By first-channel.tv

March 23, 2017

“Golgota e Serbisë”, filmi i ndaluar prej kohësh shfaqet në Beograd. Këtë vikend në Serbi do të shfaqet një film i cili ka qenë i ndaluar prej kohësh.

Filmi “Golgota e Serbisë” është xhiruar në vitin 1940 nga regjisori Stanislav Krakov.

Stanislav ishte oficer, regjisor dhe gazetar serb i cili gjatë Luftës së Parë Botërore u plagos 17 herë. Dikur kaloi nëpër Shqipëri dhe morri pjesë në Betejën e Kajmakcalan.

Versioni i parë i filmit ishte pa zë ndërsa më pas u ndalua në Serbi për shkak se do të mund të paraqiste problem për shtetin serb dhe fqinjët e asokohe. Filmi tregonte vuajtjet e serbëve ndër vite dhe atë që serbët e përjetuan gjatë Luftës së Parë Botërore.

Filmi sot është pasuri shtetërore e shtetit serb.