Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Kuvajti heq nga kinematë filmin “E bukura dhe bisha”

Filmi do të rikthehet në javën e ardhshme, pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër.

“E bukura dhe bisha” është hequr nga kinematë e Kuvajtit ditën e hënë, për shkak të një “skene homoseksuale”, që zgjat rreth dy sekonda. Filmi është shfaqur nëpër kinematë e këtij vendi me shumicë myslimane që nga dita e enjte, por ata që kishin blerë bileta për ditët në vazhdim, morën një mesazh nga Kompania Kombëtare e Kinematografisë së Kuvajtit se shfaqja e filmit është anuluar për disa “vështirësi të paparashikuara”, shkruan Insajderi.

Filmi do të rikthehet në javën e ardhshme, pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër. Homoseksualiteti është i ndëshkueshëm me vdekje në disa shtete, ndërsa në Kuvajt dënohet deri me 6 vite burg.

Exit mobile version