Këtë javë i ftuar në emisionin “Përrallë me Tupan”, ishte autori i shumë librave dhe biznesmeni i njohur, Sabri Maxhuni Novosella.
Novosella njihet si pronar i banjës “Nëna Naile” si dhe një njeri human.
Ai ka treguar që 200 personave apo familjarëve që kthehen nga Turqia në vendlindje do t’u falë toka me nga 5 ari, si dhe 100 toka të tjera mërgimtarëve të tjerë që kthehen në Kosovë.
Poashtu Sabri Novosella ka bërë të ditur se për të gjithë prindërit e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, shërbimet në banjën “Nëna Naile”, janë falas.
Për më shumë, shikoni emisionin:

