Emisionet

Biznesmeni kosovar dhuron toka për kosovarët që kthehen në vendlindje (Video)

By FIRST CHANNEL

March 23, 2017

Këtë javë i ftuar në emisionin “Përrallë me Tupan”, ishte autori i shumë librave dhe biznesmeni i njohur, Sabri Maxhuni Novosella.

Novosella njihet si pronar i banjës “Nëna Naile” si dhe një njeri human.

Ai ka treguar që 200 personave apo familjarëve që kthehen nga Turqia në vendlindje do t’u falë toka me nga 5 ari, si dhe 100 toka të tjera mërgimtarëve të tjerë që kthehen në Kosovë.

Poashtu Sabri Novosella ka bërë të ditur se për të gjithë prindërit e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, shërbimet në banjën “Nëna Naile”, janë falas.

Për më shumë, shikoni emisionin: