Botë

Befason Bunjaki, Kosova mund të luajë me dy sulmues

By first-channel.tv

March 23, 2017

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë të luajë me dy sulmues qendre ndaj Islandës.

“Nuhiu, Berisha e Avdijaj kanë rritur konkurrencën në sulm. Kjo për trajneri është e mirë që të ketë dy sulmues të gjatë dhe mund të luaj me dy sulmues. Këtë komoditet nuk e kemi pasur më parë që t’i kombinojmë sulmuesit, por tani kemi Berishën e Nuhin”, tha ai.