Lajme

Qeveria në mbledhjen e saj, miraton strategji për malazezët e Kosovës

By first-channel.tv

March 22, 2017

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka miratuar Strategjinë për malazezët e Kosovës. Në mbledhjen e Qeverisë u tha se Strategjia ka për qëllim integrimin e malazezëve.

Kryeministri Isa Mustafa, duke folur për Strategjinë, tha se lidhur me dokumentin është biseduar qysh vitin e kaluar gjatë takimit me homologun e tij malazez, Dushko Markoviq.