Portali Blic nga Beogradi ka bërë publikimin e pyetjeve që u janë parashtruar kandidatëve presidencialë në Serbi, ku, ndër të tjera, përfshihet edhe pyetja për qëndrimin e tyre ndaj çështjes së Kosovës. Kur janë pyetur për Kosovën, kandidatët kanë dhënë këto pergjigje.
1. Sasha Jankoviq
“Unë do të fokusohesha në ruajtjen e statusit më të mirë të mundshëm të banorëve të Kosovës, veçanërisht të serbëve dhe jo shqiptarëve. Unë kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”.
2. Vuk Jeremiq
“Zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të kërkohet në dialog me shqiptarët e Kosovës, duke respektuar Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244”.
3. Miroslav Paroviq
“Negociatat për Kosovën duhet të kthehen nën patronazhin e OKB-së. Serbia duhet të ndihmojë njerëzit, të mbrojë pronën dhe kishat”.
4. Sasha Raduloviq
“Ne duhet të këmbëngulim në vlerat themelore, dhe këto vlera janë respektimi i të drejtave pronësore të personave fizikë dhe juridikë, çështjen e trashëgimisë kulturore, çështjen e autonomisë. Për Serbinë, Kosova është një treg shumë i rëndësishëm”.
5. Luka Maksimoviq – Ljubisha Prletaçeviq Beli
“Është mëkat që të njohim pavarësinë e cilësdo pjese të Serbisë, qoftë Kosovës apo Shumadisë. Apo ndoshta e thërrasim një kardiolog që të na zhvendosë zemrën e Serbisë në Shumadi”.
6. Aleksandar Vuçiq
“Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë kurrë. Ne gjithmonë do të flasim me shqiptarët nga Kosova, por ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”.
7. Boshko Obradoviq
“Duhet të ndërpriten të gjitha negociatat e Brukselit dhe çështja e statusit të Kosovës të kthehet përsëri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku kemi aleatë një numër të vendeve anëtare, veçanërisht në Rusi dhe në Kinë”.
8. Voisllav Sheshelj
“Negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të pezullohen deri në formimin e Bashkësisë së komunave serbe. Në negociata duhet të përfshihet Rusia. Negociatat duhet të kthehen në OKB dhe deri në fund të zbatohet rezoluta për Kosovën”.
9. Aleksandar Popoviq
“Duhet të ndalen negociatat për Marrëveshjen e Brukselit dhe negociatat të kthehen në Kombet e Bashkuara. Duhet të flasim për autonomi substanciale të Kosovës dhe Metohisë në kuadër të Serbisë”.
10. Milan Stamatoviq
“Kosova është e pushtuar, ndërsa autoritetet serbe kanë nënshkruar marrëveshje tradhëtare në Bruksel. Negociatat për Kosovën dhe Metohinë duhet të zhvendosen nga Brukseli armiqësor në Kombet e Bashkuara”.
11. Nenad Çanak
“Kosova është njohur si shtet i pavarur dhe nuk është më pjesë e Serbisë. Në emër të paqes në Ballkan, të ardhmes evropiane të Serbisë dhe pajtimit historik të dy popujve, shpreh gatishmërinë që këtë vendim ta mbëshes”.