Botë

Tahiri kryeson takimin e parë të grupit të veçantë për normalizimin në mes të Kosovës dhe BE-së

By first-channel.tv

March 21, 2017

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, po qëndron sot në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht në takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim-Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Ky takim është obligim i dalë nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së, e cila në nenet 5 dhe 13, parasheh zotimin e shtetit të Kosovës që të vazhdojë në angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me Misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi. Këto angazhime përbëjnë parimet thelbësore të MSA-së në mes të Kosovës dhe BE-së.

Delegacioni i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri është i përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve relevante të shtetit të Kosovës, bazuar në Rregulloren QRK nr.13/2016 për Funksionimin dhe Përfaqësimin e Institucioneve të Qeverisë së Republikës të Kosovës në Strukturat e Stabilizim-Asociimit.

Në këtë delegacion janë edhe ministrja e Integriimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Bernard Nikaj, këshilltar i Lartë Politik i ministres Tahiri, Dren Zeka, këshilltarja Politike e ministres Tahiri, Elona Cecelia, sekretari në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku;

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kryeshef i AKREP-it, Kreshnik Gashi, Kryeshef i KOSTT-it, Mustafë Hasani; udhëheqësi i Departamentit për Çështje Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Fitim Gllareva, drejtori i Planifikimit Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, Qemajl Marmullakaj, zyrtari për çështje studentore në Ministrinë e Arsimit, Bekim Samadraxha, Kryeshefja e Agjencionit Kosovar të Pronës, Florije Kika, Sekretarja në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, udhëheqës i Sektorit për MIK në Doganat e Kosovës, Bekim Mehmetaj;

Sekretari në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, drejtori i Departamentit të Qeverisjes në Ministrin e Integrimit Evropian, Artan Çollaku, u.d. Drejtor i Agjencionisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha, menaxher i Zyrës për mbikëqyrje, analitikë dhe verifikim prokurorial në Këshillin Prokurorial, Valon Jupa, si dhe Ministri Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Haxhi Bajraktari.