Art

Teatri Kombëtar, aktori zhvishet lakuriq në skenë (Foto)

By first-channel.tv

March 20, 2017

Dino Mustafiq, regjisori boshnjak me famë ndërkombëtare ka sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqjen “Equus” me të cilën ka thyer çdo tabu.

Themi këtë pasi për herë të parë në skenën e teatrit një aktor shqiptar interpreton tërësisht lakuriq.

Duke qenë se kjo ishte një vepër e cila i dedikohej lirisë dhe regjisori mori guximin të bënte këtë , pikërisht në Teatrin Kombëtar, ndërsa aktori që pranoi të dilte tërësisht nudo është Igli Zerka.

Që prej mbrëmjes së 17 marsit aktori ka interpretuar për minuta të tëra i zhveshur.