Showbiz

Rita Ora shton masën e sigurisë në shtëpinë e saj

By first-channel.tv

March 20, 2017

Për shkak të ndonjë grabitjeje Rita Ora ka investuar në sistemin e sigurisë në shtëpinë e saj në Londër.

Shtëpia e këngëtares shqiptare u thye nga një grabitës dy vite më parë, emri i të cilit u identifikua vetëm pak ditë pas ngjarjes, por si duket këngëtarja ende nuk e ka harruar këtë incident, dhe për këtë arsye ajo ka vendosur të investojë rreth 20.000 sterlina për të shtuar sigurinë në ambientet e shtëpisë së saj.

26-vjeçarja ka instaluar kamera të sigurisë CCTV, një alarm, një derë elektrike dhe sensorë të lëvizjes, si edhe një buton paniku në dhomën e gjumit.