Lajme

U akuzua si vrasëse se folur për torturat e ministrit, reagon Valbona: E gatshme të ballafaqohem me Xhafën

By first-channel.tv

March 18, 2017

Prej dy ditësh dy personazhe kanë dhënë intervista në lidhje me torturat që kanë kaluar gjatë kohës që ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafah ka punuar në hetuesi.

Valbona Duka, njëri prej personazheve në fakt sot në media është përfolur për implikime në një vrasje, ka reaguar ndaj të gjitha akuzave. Përgjigjen e saj, e cila tashmë punon dhe jeton ën Gjermani e ka publikuar në profilin e tij ish kreu i qeverisë, Sali Berisha.

Reagimi

Ja pergjgjia e Valbona Dukes, viktimes se xhalatit te diktatures hoxhiste, Fatmir Xhafa per qenet e karvanit te Edvinit. Lexojeni vet! sb

” Zoti Berisha Pershendetje.

Po ju shkruaj juve se jeni nje person i vertet publik.

Lexova qe un akuzohem qe jam nje Vrasese por qe kjo gje nuk esht aspak e vertet dhe kete gje mund ta vertetoj si te duan ato Gazetaret e Edi Rames se un jam nje Qytetare e nderuar ne Gjermani dhe punoj ne bashkine e Germersheim qytetin ne te cilin un jetoj por un jam e gatshme te vij dhe ti perballem drejtesis si te deshirojn gazetaret. Keto jan Shpifje nga me te ndryshmet qe te tromaksin si mund te akuzosh nje person per Vrasese me cfar te drejte e bejn ato Gazetare kete gje. A esht gati Fatmir Xhafa te perballet me drejtesin qe mua nuk me ka torturoar per punen e vllajt tim dhe sikur vllaj te kishe ber un skisha ber gje ,kam then vetem te drejtat dhe se mohoj

Dhe un nuk ju shkruajta juve per arsye se po behen Protesta por per arsye se ai njeri nuk Merito te jet Minister i Brendshem ai nuk merito te jet fare ne Politik.

Po Arritem prap ne kohen e Enverit skemi drejt te themi as te drejtat tona

Padia ime ndaj atij gazetari esht ngritur sot dhe do ta shohim sa te verteta jan lajmet kur ai te perballet para drejtesis per shpifje dhe sajime nga me te ndryshmet. Me Nderime dhe Respekt Maloku (Duka)Valbona” / Gazeta Express/