BEOGRAD – Kandidati presidencial në Serbi,Vojisllav Sheshel, ka thënë se duhet të ndëpritet dialogu në Bruksel pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë për “konfiskimin e pasurisë së shtetit serb në territorin e Kosovës”.
Sheshelj, që është edhe kryetar i partisë SRS, ka thënë se “dialogu nuk duhet të vazhdojë deri në vendimin për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe derisa në mënyrë të qartë nuk garantohet nga BE-ja se çdo gjë që është pasuri e organeve shtetërore të Serbisë të mbahet në pronësi të saj”, raporton Tanjug
Ai tha në një konferencë për shtyp se “radikalët janë të bindur se do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në të cilin, siç tha ai, do të jetë një betejë e rëndë politike mes tij dhe liderit të SNS, Aleksandar Vuçiq”.

