Rajon

Biznesmenin shqiptar e gjen “belaja” në Itali, ja shuma marramendëse që duhet të paguajë

By Dijart Dyla

March 15, 2017

Një biznesmen shqiptar është dënuar me një gjobë milionëshe në Itali.

Shteti italian ka gjobitur me 2 milionë euro biznesmenin shqiptar Eduard Byku, 36 vjeç. Si pronar i shoqërisë ndërtimit “Edil e Byku srl” në rajonin e Venetos.

Eduard Byku gjatë aktivitetit të tij sipërmarrës nuk kishte paguar taksat, nuk kishte derdhur kontributet e detyruara ndaj shtetit italian, si dhe nuk kishte deklaura të ardhurat e tij vjetore pranë organeve kompetente, shkruan “Ora”.

Eduard Byku ka mbërritur në Itali në vitin 1996, duke punuar disa kohë si kopshtar në Puglia e më pas transferohet në komunën Feltre në provincën e Bellunos në Veneto, ku krijon dhe sipërmarrjen e tij të ndërtimit. Eduard Byku për pak kohë ka qënë futbollist i skuadrës së komunës së Porcenese.

Shoqëria e ndërtimit “Edil e Byku srl” punonte kryesisht për shoqëritë private me çmime mjaft konkurruese ndaj kompanive të tjera të ndërtimit me aktivitet në provincën e Belluno, Treviso, Vicenza e Padova.