Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Tregimet e dhimbshme të nënave gjakovare, të premten në Kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’

Filmi shfaqet më 17 mars me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të fol rreth filmit i pranishëm do të jetë Gazmend Bajri-regjisor e producent, shkruan KultPlus.
Të premten në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, shfaqet filmi “Ferdonija”, me regji të Shkurte Dautit e Gazmend Bajrit, shkruan KultPlus. Ky film do të shfaqet në kuadër të ngjarjeve të organizuara për revitalizimin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

“Ferdonija”, flet për rrëfimin e më tepër se një dekadë e gjysmë të nënave gjakovare, të cilat nuk kanë as edhe të vetmin shpjegim ose dëshmi për fatin e fëmijëve e burrave të tyre. Ato kërkojnë që të zbulohet çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, të zbulohen rrethanat e vrasjes dhe zhdukjes së tyre, të zbulohet ku prehen trupat e tyre dhe t’u mundësohet, së paku, rivarrim i dinjitetshëm e human. Tërë këtë periudhë ato mblodhën vetë ato pak fakte e dëshmi që mund t’i mblidhnin, protestuan vazhdimisht duke kërkuar që t’u ndihmohet në këtë kërkesë të tyre – por, ato injorohen vazhdimisht e trajtohen shpesh në mënyra johumane e mospërfillëse.

Filmi shfaqet më 17 mars me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të fol rreth filmit i pranishëm do të jetë Gazmend Bajri-regjisor e producent.

Exit mobile version