Lajme

Drecun: Serbia nuk duhet as të diskutojë rreth kërkesës së Thaçit për ushtrinë

By first-channel.tv

March 14, 2017

Kryetari i të ashtuquajturës Komisioni Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, beson se Kuvendi i Serbisë nuk duhet të diskutojë për kërkesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Drecun për B92 tha se në seancën e Komisionit Parlamentar të mbajtur në shkurt kanë diskutuar rreth situatës në Kosovë dhe se ai kishte kërkuar një vlerësim të sigurisë.

“Sapo do të ketë nevojë, Komisioni do të takohet përsëri. Tani nuk duhet të biem në grackën e polemikave dhe të provokojmë destabilizim”, ka thënë Drecun.