Protesta në Mitrovicën e veriut për shkak të policëve të shkarkuar serbë

Qytetarët e Mitrovicës veriore protestuan jashtë stacionit të policisë për shkak të ndërrimit të tre policëve të cilët ishin në pozita udhëheqëse në rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Kryetari i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, njoftoi se ai do të kërkojë tërheqjen e vendimeve të tilla.

Disa ditë më parë u zëvendësua kreu i hetimeve rajonale, kreu i administratës rajonale dhe kreu rajonal për forenzikë.

Urdhri për zëvëndësimin e tyre u bë pa pëlqimin e tyre nga zyra e drejtorit të Policisë së Kosovës në Prishtinë, siç u tha jozyrtarisht nga policia në Mitrovicë, raporton Tanjug.

Përveç tri ndërrimeve të policëve është plotësuar edhe një vend që ishte i lirë.

Qytetarët u mblodhën përpara portës që çon te stacionin i policisë në Mitrovicë për të shprehur mospajtimin me vendimin për shkarkimin e punonjësve të policisë pa pëlqimin paraprak të komandantit të policisë në veri të Kosovës.

Rakiq u tha gazetarëve se arsyeja për mbledhjen publike është pakënaqësia e tyre dhe shqetësimi për shkarkimin e katër shefave të policisë për rajonin e policisë “Mitrovica Veriore” dhe emërimin e katër personave të rinj.

Është e diskutueshme mënyra se si është bërë pa u konsultuar me autoritetet e policisë në veri të Kosovës dhe pa konsultim me qeverinë lokale. Kundër të shkarkuarve nuk është ngritur asnjë procedurë penale ose kundërvajtje për të arsyetuar shkarkimin e tyre”, ka thënë Rakiq.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, tha se gjatë ditës do të ketë një takim me përfaqësuesit e Drejtorisë së Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe do të kërkojë që të tërheqet vendimi për shkarkim ndërsa ata që u zëvëndësuan të rikthehen në punë.

Temat
LajmeVend

Të afërta