Nuk do ta besoni çfarë kanë shkruar futbollistët e Milanit në dhomat e zhveshjes të Juves (Video)

“Hajdutë”, kështu besohet të ketë shkruar një lojtar në dhomat e zhveshjes në stadiumin e Juventusit
Fitorja 2:1 e Juventusit ndaj Milanit në minutën e 97-të me 11-metërsh, u kontestua shumë nga futbollistët kuqezi. Kjo ka bërë që lojtarët të dalin nga vetja për mënyrën se si humbën një pikë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, lojtarët e Milani kanë qenë të tërbuar nga inati në dhomat e zhveshjes me gjyqtarin e sfidës dhe besohet se njëri prej lojtarëve ka shkruar “hajdutë” në ambientet e brendshme të stadiumit të bardhezinjve, pikërisht në trofetë që i janë hequr Juventusit 2004-2005 dhe 2005-2006 gjatë procesi të “Calciopolit”.

Megjithatë, për diçka të tillë që po qarkullon në mediat italiane, Juventusi ende nuk ka reaguar.

Temat
BotëSport

Të afërta