Nihan e telefonon të fejuarën e Kemalit (Foto)

Më herët është raportuar për një mardhënie jo të mirë mes dy personazheve kryesore të serialit “Kara Sevda”, Neslihan Atagul (Nihan) dhe Burak Ozcivit (Kemal).
U tha se ata dy nuk shkojnë mirë në jetën reale. Ndoshta raporti i tyre është përmisuar së fundmi.

Për më shumë është “Nihani” e cila e ka thyer akullin, duke marrë në telefon të fejuarën e kolegut të saj “Kemalit”, Fahirye Evcen për t’a uruar që është fejuar, përcjellë Magazina.al.

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen u fejuan me 9 Mars. Cermonia e fejesës u mbajtë në Gjermani.

Kujtojmë që “Nihani” u martua vitin e kaluar me aktorin Kadir Dogulu. Në dasmen e tyre nuk ishin pjesëmarrës çifti Burak dhe Fahriye.

Temat
Showbiz

Të afërta