Nga një refugjat, te më i miri në botë (Foto/Video)

Luka Modric ka zhvilluar ndeshjen e 200 me fanellën e Real Madridit
Ndeshja ndaj Betis ishte e veçantë për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric. Kroati zhvilloi ndeshjen e 200 me fanellën e Los Blancos në të gjitha garat, i cili ka arritur 140 fitore – derisa ka shënuar 11 gola.

Kroati po zhvillon sezonin e pestë me Los Blancos, në një karrierë ëndrrash për të. Para se të arrijë këtu ku është sot, Modric ka pasur një të kaluar të vështirë, duke qenë një refugjatë në ish Jugosllavi.

Por, sot – nga një refugjat, ai është shndërruar në një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

“Shpresoj të luaj edhe 200 ndeshje tjera, të fitoj shumë tituj dhe t’i argëtoj tifozët. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, tha Modric pas ndeshjes.

Temat
BotëSport

Të afërta