Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Marigona Krasniqi do të jetë bashkëprezantuese në ‘1 Kafe me Labin’ (Foto)

Me nikoqir Labin dhe një prezantuese të re për ekranet televizive shqiptare, “1 Kafe me Labin” nis transmetimin e sezonit të parë në Kohavision që nga e diela e 19 marsit.

Në sezonin e parë në ekranin e Kohavisionit emisioni “1 kafe me Labin” do të udhëhiqet nga Labi dhe një prezantuese që nuk është parë më herët në ekranet televizive shqiptare.

“Ajo është një nga bukuroshet e Kosovës. Fjala është për Marigona Krasniqin”, ka thënë producenti Dardan Selimaj.

Ajo bashkë me Labin do t’i shoqërojnë shikuesit për çdo fundjavë, në një rrugëtim treorësh.

Exit mobile version