BE-ja i zgjat sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian i ka zgjatur për edhe gjashtë muaj sanksionet kundër 150 njerëzve me lidhje ruse për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale në lindje të Ukrainës.
BE-ja tha në një komunikatë sot se ngrirja e aseteve dhe ndalesat e udhëtimit për personat në fjalë janë zgjatur për shkak se situata në terren nuk ka ndryshuar, transmeton Express.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe përkrahja ruse për rebelët separatistë në lindje të Ukrainës i ka tensionuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë.

Sanksionet kundër isha presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, dhe anëtarëve të lartë të administratës së tij u vendosen në mars të vitit 2014, dhe janë zgjatur çdo vit që prej atëherë.

Temat
BotëLajme

Të afërta