Paulo Dybala dëshiron t’i shënojë gol Iker Casillasit
Juventusi pret Porton këtë të marte në Torino dhe sulmuesi i talentuar, Paulo Dybala, shpreson që të gjejë rrugën drejt golit kundër ish portierit të Real Madridit, Iker Casillas.
Juventusi fitoi 2:0 ndeshjen e parë ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, ku Dybala nuk arriti të gjejë portën, por shpreson ta bëjë në atë të kthimit.
“Do të doja të shënoj gol ndaj tij”, tha ai për O Jogo, i cili shtoi: “Puna ime është që të shënoj gola dhe ta bëjë këtë kundër një portieri si ai, do të ishte diçka speciale”.
“Ne ëndërrojmë që ta fitojmë këtë Championsin, por duhet të shkojmë hap pas hapi. Fillimisht është Porto”, shtoi më tej ai para kësaj përballje.