Zubin Potok – Një serb, identiteti i të cilit nuk u zbulua, u arrestua në Ujman afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, pasi kishte sulmuar pjestarët e policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës tha në një deklaratë se burri serb ishte arrestuar pasi kishte fyer dhe kishte sulmuar fizikisht policët që kryenin një hetim në vendin e një aksidenti trafiku në të cilën ai ka marrë pjesë si dhe i dyshuari tjetër, raporton agjensia Tanjug.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Ujman afër Zubin Potokut të dielën në mbrëmje.
I dyshuari është dërguar në paraburgim me vendim të prokurorit.