inistri i jashtëm serb, Ivica Dacic gjatë një vizitë të tij në Havana ka ritheksuar rëndësinë e kundër-lobimit të pranimit të Kosovës në UNESCO. Ai ka thënë se takimi me homologun në Havana, i ndihmon Serbisë ta ‘ndalojë’ Kosovën të futet në Organizatën Ndërkombëtare
Gjatë vizitës së Ivica Dacicit në Havana, ministri serb ka ritheksuar dëshirën e Serbisë që ta kundërshtojnë dhe ta ndalojnë Kosovën të bëhet pjesë e Organizatës Ndërkombëtare, UNESCO, shkruan media serbe “Telegraf.rs”, transmeton Gazeta Express.
“Serbia dy vjet më parë ka filluar këtë luftë, dhe tani është koha për t’u përgatitur për negociatat që do të bëhen në seancën e fundit të UNESCO’s”, ka thënë Dacic, duke ritheksuar se takimi me homologun e tij në Havana i ndihmon Serbisë në lobimin-kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Ai tha se Serbia dhe Kuba kanë pasur 13 takime të rëndësishme bilaterale dhe me ministrat e vendeve të ndryshme të Karaibeve, dhe ka rikujtuar se tema shpesh ishte Kosova dhe integriteti territorial i Serbisë.