Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër platformës shqiptare në Shkup por edhe në qytete tjera të vendit., duke shënuar ditën e 12 të protestave të nismës “Për Maqedoni të Përbashkët”.
Protesta e sotme numëroi rreth 4000 protestues të cilëve ju bashkangjitën edhe disa bujq duke nxjerrur në rrugët e qytetit traktorë dhe kombajnë, transmeton Gazeta Express.
Protestuesit vazhdojnë të kundërshtojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe në përgjithësi platformën shqiptare .
Protesta e sotme kaloi pa incidente.