Rajon

LR-PDSH: Programi i ardhshëm qeveritar të reflektojë kërkesat e Deklaratës së përbashkët

By Dijart Dyla

March 10, 2017

Lëvizja për Reforma PDSH tha se programi i ardhshëm qeveritar duhet të reflektoj në kërkesat e unifikuara në deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare.

“Vlerësojmë se Programi i ardhshëm qeveritar duhet të reflektojë prioritete edhe të votuesve shqiptar, që ato kërkesa po paraqiten si të domosdoshme dhe të unifikuara në deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare. Vendimin përfundimtar për mbështetjen e Qeverisë së ardhshme dhe pjesëmarrjen eventuale te Aleancës për Shqiptarët, do ta merr Kryesia Qendrore e LR-PDSH te cilën e ka autorizuar Kuvendi Qendrorë i saj, gjithashtu në koordinim edhe me dy subjektet tjera që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët”, thanë nga LR-PDSH, njofton Alsat-M.