Showbiz

Flaka vazhdon me provokime, kësaj radhe tregon të pasmet (Foto/Video)

By Dijart Dyla

March 10, 2017

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani aktualisht është e angazhuar me spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, ku nga java në javë po sjell performanca mjaft interesante në imitimin e personazheve të njohur.

Personazhi që i ishte caktuar Krelanit për këtë javë, ishte këngëtarja e famshme Jennifer Lopez. Flaka e ka kënduar në mënyrë perfekte këngën e njohur të J.Lo-së “Let’s Get Loud”, teksa nuk ia ka lënë as keq as paraqitjes nga ana e performancës.

Dihet tashmë që Lopez është e njohur për format e saj, e veçanërisht për të pasmet, të cilat me vite janë cilësuar të pasmet më seksi në planet.

Këngëtarja gjakovare në “Your Face Sounds Familiar” solli performancën e saj bashkë me trupën e baletit, duke u kujdesur që gjatë gjithë kohës të bien në sy vetëm të pasmet e saj.

Ndërkohë, të njëjtën gjë Flaka e ka bërë edhe në rrjetin social Instagram, duke publikuar imazhe të cilat kapin vetëm pjesën kur ajo është e ekspozuar prapa nga publiku. /Telegrafi/