Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë Forumit Ekonomik të LSI-së, deklaroi se zhvillimi ekonomik është sfida më e madhe për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
Ndër të tjera Meta tha se para se të flasë politika në rend të ditës, për ekonominë duhet të flasin më parë ekspertët.
“Nuk ka më kohë për amatorizëm në çështjet që prekin të ardhmen e vendit. Vendi ka shumë kapacitete intelektuale për të dhënë shembuj të çmuar.
Duhet të kemi ritme më të larta ekonomike dhe duhet të nxisim dhe inkurajojmë më shumë investimet”, ka thënë Meta, duke tërhequr vëmendjen se Shqipëria është mbrapa krahasuar me fqinjët.
Siguria juridike e të bërit biznes ka qenë një tjetër aspekt i prekur prej tij, për të cilën ka theksuar se, duhet të jetë prioritare.
Modeli ynë i zhvillimit do të bazohet në parime themelore si ndarje e drejtë, shanse më të barabarta, etj”, ka shtuar Meta.
“Çështja e zhvillimit ekonomi të vendit është sfida më e madhe. Duhet të kemi një konsensus bipartizan. Para se të flasin politika, duhet të flasin ekspertët. Nuk ka kohë për amatorizëm. Ndaj, kjo strategji zhvillimi do ketë në foks rininë dhe zhvillimin cilësor. Konkurrueshmëria e ekonomisë sonë duhet forcuar akoma më shumë. Raporti i PB është më i ulti në rajon.
Duhet të nxisim më shumë investimet. Bujqësia duhet të trajtohet dhe nga ana buxhetore si sektor i ekonomisë. Tregu vendas duhet të furnizohet nga prodhimi vendas. Për turizmin po punohet në një plan organik për ta kthyer atë në një promotor të fortë dhe për fronte pune. Rritja më e madhe ekonomike do të bëjë të mundur zhvillim në shëndetësi, arsim. Modeli ynë i zhvillimit do mbështetet tek shtresat e pambrojtura. I bëj thirrje të gjithë atyre që të kontribuojnë, t’i bashkëngjiten këtij forumi.”, tha Meta.

