Në një fatkeqësi komunikacioni, e cila ndodhi sot rreth orës 14:30 , në drejtimin rrugor, Gjevgjeli-Bogdanci, kanë humbur jetën dy të rinj nga Bogdanci, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas hetimit të realizuar nga ekipi i MPB, automjeti i markës “Audi A3”, nën drejtimin e B.GJ (1997) është përplasur me automjetin e markës “Ford Fiesta” nën drejtimin e LJ.P (1977) .
Në aksident humbën jetën, M.SH (1997) dhe K.P (2000) kursë vozitësit kanë pësuar lëndime të rënda , ku njëri prej tyre është në gjendje kritike./Gazeta Express/