Lajme

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunës së Preshevës

By first-channel.tv

March 10, 2017

Ardita Sinani ka marrë detyrën e të parës së Komunës së Preshevës. Ajo mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Shqipërim Arifit . Sinani u zgjodh nga Kuvendi i Komunës së Preshevës, ku të pranishëm ishin 22 këshilltarë komunalë.

Ardita Sinani vjen nga Partia për Veprim Demokratik, ndërsa shkollimin universitar e ka përfunduar në Prishtinë. Për një kohë ka punuar në kabinetin e ish-kryetarit të kësaj komune Riza Halimi, ndërsa ishte edhe mësimdhënëse e Informatikës, raporton Ksp.

Sinani është gruaja e parë në krye të një komune nga Lugina e Preshevës.