Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Gjuriq: Serbia e befasuar pas miratimit të rezolutës për ndërprerjen e dialogut

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se Serbia është befasuar pas miratimit të një rezolute ku kërkohet ndërprerja e dialogut.

Ai shtoi se tashmë është e qartë se autoritetet në Prishtinë po kërkojnë një justifikim për të pezulluar normalizimin e marrëdhënieve dhe dialogun me serbët dhe Beogradi.

Gjuriq tha se Beogradi mbetet i përkushtuar për bisedimet, si një mjet për zgjidhjen e kontesteve dhe harmonizimin e interesave me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, por tha se është e qartë se jo të gjithë akterët në dialog janë të përcaktuar për të.

Exit mobile version