Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se në bisedë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka rënë dakord për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe theksoi se për këtë çështje pritet ndihma nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe Rusia, ndërsa potencoi se këto janë gjëra shumë të mëdha për dikë që të luajë me to.
Vuçiqi e ka thënë këtë në një konferencë shtypi në Kopaonik, kur u pyet në lidhje me bisdën e mbrëmshme telefonike me Thaçin, dhe vazhdoi se ai nuk ishte dakord në çështjet kyçe, sidomos formimin e ushtrisë së Kosovës, e cila, siç tha ai, është shkelje e Rezolutës 1244, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, raporton Tanjug.
Kryeministri tha se ai shpreson që Thaçi nuk po e bën këtë për shkak të fushatës parazgjedhore dhe votën e qytetarëve.
“Unë nuk e kuptoj nëse janë duke planifikuar që të kenë zgjedhje të brendshme në maj, prandaj e bëjnë këtë për atë arsye, por këto janë shumë gjëra të mëdha që dikush të luajë me to. Sot unë mund të pështyj dikë në rajon dhe njerëzit këtu do të ishin të kënaqur, por puna ime është që të ruaj paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq.
Ai ka shtuar se shpreson që dikush në Kosovë dhe Prishtinë nuk udhëhiqet nga këto parime, sepse nuk do të ishte mirë.
“Ne do të japim gjithçka nga vetja jonë që politikisht dhe me hapa diplomatikë të ndikojmë në këtë që po ndodhë rreth ushtrisë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq-i, duke shtuar se, në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Ushtria e Kosovës nuk mund të hyjë në veri.
“Mesazhi im për njerëzit në Kosovë është që të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka përfunduar Vuçiqi .

