Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar rreth reagimeve të sotme të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe NATO-s kundër planeve të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.
Reuters duke njoftuar për vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të proceduar me votimin e ushtrisë ka shkruar për reagimin e menjëhershëm të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kundër hapave të tillë.
Reuters rikujton se NATO nuk ka plane për t’u larguar nga Kosova.

