Botë

A i ka prishur Thaçi raportet me ndërkombëtarët për ushtrinë? – Ja çfarë thotë ai

By first-channel.tv

March 08, 2017

Presidenti Hashim Thaçi ka mohuar mundësinë për krisje të raporteve të tij me ndërkombëtarët. Ai pohoi se bashkëpunimi i tij si president me ambasadorët e huaj të akredituar në Prishtinë është i shkëlqyer.

Madje, sipas tij, takimi që sapo ka përmbyllur me ambasadorët e vendeve të QUINT’it, tregon se edhe ata janë të interesuar për transformimin e FSK’së në Ushtri.

“Askush nuk mendon për ndëshkimin e Kosovës. Të gjithë janë të interesuar si të ndodhë ky transformim në një proces transparent”, tha Thaçi në konferencën e jashtëzakonshme për media.