Lajme

Edi dhe Linda Rama organizojnë aktivitet për gjithë gratë/ Mesazhet

By first-channel.tv

March 08, 2017

Në një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda mbajti një fjalim të shkurtët ku u uroi gjithë grave për ditën e 8 Marsit, një festë ndërkombëtare.

“Te Edi vlerësoj interesin për gruan, besimin e plotë te roli i grave në qeverisje. Duke i uruar një urim gruas së veçantë, Aneta Ramës ftoj këtu bashkëshortin tim, kryeministrin Edi Rama”, tha ajo.

Ndërsa vetë Rama gjatë fjalimit të tij nuk kursye batutat për burrat duke thënë se mos të kenë frikë nga protagoznimi i grave, por të ndihen më të sigurt me to dhe prezencën sa më të madhe të tyre në shoqëri.

“Në emër të minoritetit të burrave që këtu e përfaqësoj vetëm dhe gjej ngushëllim te kamerierët e të njëjtës gjini, nuk dua të marrë kohë sot nga dita juaji dhe të ndihem inferior mbas fjalës së Lindës që ka luksin të flasë shumë rrallë dhe të mendohet gjatë para se të flas.

Dua vetëm të them se jam shumë i bindur se sa më shumë vend gratë dhe vajzat gjejnë në shoqëri dhe sa më shumë ne tu besojmë grave dhe vajzave atë që konsensualisht ua besojmë dhe brenda mureve të shtëpisë, sa më shumë ndërgjegjësohemi se roli i tyre në familje është i pazëvendësueshëm po aq sa dhe në shoqëri mi të gjitha do jetë më mirë dhe për burrat.

Se në fund të fundit sa më mirë të jenë gratë dhe vajzat rreth teje aq më mirë është për ty. Sa më mirë të jetë shoqëria falë vajzave dhe grave aq më mirë është dhe për ty. Nga lartësia e 198 cm të mia unë i sigurojë burrat se sa më pak frikë të kenë nga protagonizmi i grave aq më të sigurt do të jenë”, tha Rama.